BotaLajme

Grumbullim ushtarak: Zbulohen autoblindat ruse afër Ukrainës

Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.

Automjete të blinduara ruse në Klimovë, më 19 janar. Magazina ushtarake e Klimovës ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Tenda dhe baraka për trupat ruse në Jelnja, më 19 janar. Në ditën kur u realizua kjo fotografi, presidenti amerikan, Joe Biden, nxiti shumë kritika, pasi u duk se përcaktoi dallimin mes një “inkursioni të vogël” të mundshëm të forcave ruse në Ukrainë, dhe një pushtimi të plotë.

Tanke dhe pajisje për mbështetjen e artilerisë ruse, disa prej të cilave duket të jenë përdorur së fundmi, të parkuara në Jelnja, më 19 janar. Shtëpia e Bardhë më vonë u mundua të sqaronte komentet e presidentit amerikan, duke thënë se “nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin me Ukrainën, kjo përbën ndërhyrje të re, dhe asaj do t’i përgjigjen shpejt, ashpër dhe në mënyrë të koordinuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”.

Një helikopter rus për zbulim dhe sulm, i tipit Ka-52 “Aligator”, duke fluturuar në një vend të panjohur në rajonin e Rostovit, në Rusi, më 19 janar. Këto pamje janë shkrepur nga një fotograf i pavarur, të cilit me sa duket i është dhënë qasje në një bazë ushtarake ruse, dhe më pas janë shpërndarë nga Reuters.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button