LajmeSport

Guardiola i mahnitur: Broja është aq i fortë, është e vështirë që ta mbash

Armando Broja po shkëlqen këtë sezon në radhët e Sauthemptonit. Sulmuesi shqiptar po përmirësohet në çdo ndeshje në fazën sulmuese, por jo vetëm. Në ndeshjen ndaj Mançester Sitit, shqiptari tregoi një anë tjetër të lojës së tij.

Në minutën e 48 të pjesës së dytë, kur Sauthempton ishte në avantazh 1-0, Siti pati një rast shumë të mirë për të barazuar. Një kros i tyre po shkonte në kokën e Laportes, por një ndërhyrje e shpejtë e Brojës bëri që të largohej rreziku.

Mesa duket 20 vjeçari nuk di vetëm të shënojë, por edhe të mbrojë.

Sot Sauthemptoni ndaloi marshin prej 12 fitoresh radhazi të Mançester Sitit. Në përfundim të kësaj sfide trajneri i kampionëve në fuqi, Pep Guardiola foli me elozhe për Armando Brojën

“Ata mbrojtën mirë dhe janë të pabesueshëm në kundërsulm. Armando Broja dhe Adams janë shumë të fortë dhe është e vështirë t’i mbash, por ne ja dolëm.”

Paraqitjet e Armando Brojës po bëjnë që Premier Liga të flas për futbollistin shqiptar.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button