LajmeTurizem

Guri i Kamjes në Pogradec, tashmë pjesë e guidave lokale dhe kombëtare

Guri i Kamjes, një monument i natyrës pranë fshatit Dardhë të Pogradecit, është kthyer në destinacion turistik në të gjitha stinët.

Këtë fundjavë një grup të rinjsh, të apasionuar pas alpinizmit u ngjitën në Gurin e Kamjes për të shijuar një ditë ndryshe.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë ndau disa fotografi nga ngjitja në mal e të rinjve.

“Monumenti i natyrës Guri i Kamjes, në Pogradec, tashmë është pjesë e guidave lokale dhe kombëtare. Një grup të rinjsh vizituan në fundjavë këtë zonë të mbrojtur”, thekson ADZM Korçë.

Guri i Kamjes është 1461 m mbi nivelin e detit. Ai përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anije që lundron në një det të hapur”. Është i gjatë rreth 100 m, i gjerë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me rezistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij.
Mbi këtë formë relievi veprojnë proceset e erozionit dhe era, që kanë gdhendur në mikroforma të çuditshme. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike e gjeologjike, por edhe kulturore, turistike dhe didaktike me rëndësi lokale.

Mund të vizitohet sipas itinerarit: Pogradec-Leshnicë-Trebinjë dhe vlen si një destinacion për turizmin e natyrës në çdo destinacion.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button