Lajme

Hapet “Shkolla Shqipe” në Kirchberg të Kantonit të Bernës

“Shkolla Shqipe” në Zvicër hap edhe një pikë shkollore, atë në Kirchberg të Kantonit të Bernës. Përpjekjet e koordinatorit dhe mësuesit Vaxhid Sejdiu, së bashku me prindërit dhe Këshillin e Arsimtarëve po japin rezultate të vazhdueshme duke shtuar pikat shkollore, numrin e nxënësve, si dhe numrin e mësuesve që punojnë në këto pika shkollore. A ka gëzim më të madh se të hapet një pikë shkollore, për fëmijët të cilët lindin dhe rritën larg atdheut, por kanë dëshirë ta mësojnë gjuhën amtare.

Të premten me datën 18.02.2022, pikërisht në vlugun e festave për Pavarësinë Kosovës “Shkolla shqipe“ në Zvicër hap pikën shkollore të radhës, atë në Kirchberg, të Kantonit të Bernës. Në këtë pikë shkollore punon mësuesja Henrieta Lala, mësuese e cila me një përkushtim dhe dashuri të veçantë ka marrë përsipër obligimin e mësueses në këtë pikë shkollore. Ajo në fillim u njoh nxënësit të cilët për herë të parë uleshin në bankat shkollore për ta mësuar gjuhën amtare, si dhe bashkëbisedoi me prindërit duke e zhvilluar orën mësimore në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare. Diskutuam së bashku mësuese – prindër se sa nevojë kanë këta fëmijë për ta mësuar gjuhën e nënës dhe u pajtuan që në të ardhmen të bashkërendisin përpjekjet që këtë pikë shkollore ta bëjnë sa më të organizuar.

Me të drejtë u tha edhe nga prindërit se mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët është shërbimi më i madh që ne i bëjmë kombit tonë. U tha, po ashtu se një punë të jashtëzakonshme ka bërë dhe po bën, Vaxhid Sejdiu, koordinator i shkollave shqipe në Zvicër. Fale punës së tij, “Shkolla Shqipe” në Zvicër sot mund të krenohet me pikat shkollore, me përfshirjen e numrit të nxënësve. Angazhimi i tij është shembulli më i mirë se si punohet në shërbim të shkollës shqipe. Derisa biseda zhvillohej me prindërit nxënësit vizatuan flamujt duke e zbukuruar klasën.

Në orën e dytë mësuesja u foli nxënësve për festen e pavarësisë së Kosovës, si dhe orë mësimore duke e provuar nivelin e nxënësve rreth njohurive fillestare për gjuhën shqipe. Në klasë shihej një kënaqësi e madhe, çaste festive, ku mësuesja vërente dëshirën e nxënësve për të mësuar gjuhen shqipe.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button