Lajme

Haradinaj kërkon mbrojtje të përbashkët ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është e domosdoshme që në mes Kosovës dhe Shqipërisë të bëhet një pakt në fushën e sigurisë për mbrojtje të ndërsjellët ushtarake.

Gjatë një interviste për një televizion shqiptar, Haradinaj ka thënë se është nevojë urgjente edhe autostrada energjetike në mes dy vendeve, si dhe hekurudha Kosovë-Shqipëri.

“Shumë i rëndësishëm është unifikimi i të gjitha politikave ekonomike, tatimore e administrative që do ta mundësonte një integrim të tregut dhe ekonomive tona, dhe besoj se kemi ende nevojë për infrastrukturë si rruga e kombit, autostrada energjetike, por nuk kemi një hekurudhë Kosovë-Shqipëri e cila është shumë e nevojshme”.

“Ne gjithashtu duhet të avancojmë në fushën e sigurisë, pra një pakt për mbrojtje të ndërsjellët ushtarake, siç ishte rasti i tërmetit në Shqipëri ku Kosova pati dërguar trupat e saj ushtarake me kohë por e keqja ishte që kishte shumë burokraci, prandaj duhet një pakt mes dy vendeve në mënyrë që të ndodh me automatizëm ndërhyrja nëse njëri apo tjetri vend rrezikohet në çfarëdo forme”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button