Lajme

Harta: Nga e gjithë Evropa, vetëm Serbia dhe Bjellorusia janë krah Rusisë

Rusia ka sulmuar sot Ukrainën. Ky është epilogu i kërcënimeve dhe presionit që ka nisur para disa vjetëve, por është intensifikuar javët e fundit. Perëndimi është rreshtuar fuqishëm krah Ukrainës. Nga të gjitha shtetet e Evropës, në anën e agresorit janë vetëm dy shtete. S’kishte se si të mungonte Serbia.

Bjellorusia e drejtuar prej autokratit Alexander Lukashenko dhe Serbia e drejtuar nga Aleksandar Vuciq janë dy shtetet e vetme të Evropës që janë në anën e Rusisë, në agresionin ndaj Ukrainës.

Përveç udhëheqjes në Serbi, përkrahja ndaj Rusisë është manifestuar edhe me shkrimet në mediat proqeveritare atje. Madje, para dy ditësh është bërë virale një ballinë e Informerit ku thuhej se “Ukraina sulmon Rusinë”.

Sulmet në Ukrainë nisën në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit. Dy ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin, kishte dhënë urdhër të dërgimit të forcave ruse në territorin e Ukrainës, pasi i kishte vetëshpallur dy prej rajoneve në lindje të Ukrainës, si entitete të pavarura.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë thirrjet popullit të tij që ta mbrojnë vendin, ndërsa Perëndimit i ka kërkuar që t’i dalë në ndihmë.

Në kryeqytetin ukrainas, në Kiev, janë bllokuar rrugët prej kolonave. Qytetarët kanë nisur të ikin drejt perëndimit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button