Lajme

Helikopteri Black Hawk i ushtrisë amerikane, për herë të parë fluturoi për 30 minuta pa pilot brenda kabinës

Agjencia amerikane DARPA (Defence Advanced Research Projects) ka bërë një hap të madh në programin e saj ALIAS (Aircrew Labor In-Cockpit Automation System), duke arritur të kryej fluturimin e helikopterit pa pilot.

Fjala është për helikopterin luftarak UH-60 Black Hawk, i cili fluturoi pa pilot për 30 minuta. Edhe pse fluturaket pa pilot fluturojnë në sektorin privat, DARPA ka fascinuar me këtë teknologji.

Kjo agjenci kërkimore ka pasur një sërë projektesh, e 20 vite nga fillimi i kryerjes së kësaj teknologjie, ka bërë një hap të madh drejt fluturimit pa pilot të një helikopteri.

Bëhet fjalë për helikopterin që u prodhua nga “zero” me qëllim që të fluturojë vazhdimisht, dhe është pajisur me teknologjinë nga programi ALIAS – që mundëson fluturime autonome, pra pa pilot.

Teknologjia e quajtur Sikorsky Matricc i mundëson një helikopteri të fluturojë plotësisht në mënyrë të pavarur apo pa asistentë nga njeriu.

Kjo teknologji është testuar vitin e kaluar, e testi i fundit paraqet një avancim dhe është shumë i rëndësishëm, sepse mundëson automatizimin e fluturakeve që aktualisht shërbejnë për qëllime të ndryshme në ushtrinë amerikane.

Menaxheri i progoramit në DARPA, Stewart Young, ka thënë se kjo teknologji u mundëson pilotëve të fokusohen më shumë në mision e jo në mekanikë. Kombinimi unik i softuerit dhe harduerit autonom e bën fluturimin “më të mençur” dhe të sigurtë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button