LajmeSport

Hetimi i Prokurorisë për Juventus, përfshihen edhe menaxherët

Jo vetëm plusvalencat, hetimi i Prismas që përfshin Juventusin shtrihet edhe tek menaxherët e lojtarëve.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, hetuesit po punojnë gjithashtu për “shërbimet e ofruara nga disa menaxherë të përfshirë si ndërmjetës”, siç thuhet në njoftimin për shtyp të së premtes nga Prokuroria, që mund të kenë pasur mandate fiktive për disa operacione. Sipas akuzës, përgjimet nxjerrin në pah dyshimin e bazuar se disa menaxherë janë paguar për disa operacione merkato që nuk ekzistojnë në tregun e transfertave dhe se Juventusi ka përdorur vazhdimisht ndërmjetës apo menaxherë të “besuar”.

Ndër menaxherët në listën e pagesave të klubit të Juventusit, bien në sy emrat e Jorge Mendes dhe Mino Raiola. I përfshirë është edhe Cristiano Ronaldo, i cili përmendet në dekretin e kontrollit për një marrëveshje private në lidhje me marrëdhëniet ekonomike mes portugezit dhe Juventusit që Guardia di Finanza, me rekomandimin e prokurorit të Torinos, mori detyrën për të kërkuar dhe rikuperojë gjatë kontrolleve në zyrat e klubit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button