Lajme

Historia e 22-vjeçarit rus që ndihet shqiptar

Të gjithë e njohin si Flavio nga Tirana, derisa pak janë ata që e dinë emrin dhe historinë e vërtetë të 22-vjeçarit.

Ai është Veaceslav Zyka, djali i dy prindërve rusë, që ka lindur në Moldavi. Pas disa ngjarjeve në familje ishte historia e nënës së tij dhe babait birësues ajo që e solli Flavion në Shqipëri, kur ishte 5 vjeç.

Ai thotë se është shqiptar dhe se me Moskën e largët e lidh vetëm origjina e nënës.

“Unë origjinën nuk e kam shqiptare por ruse, pasi nëna imë është ruse. Unë kam lindur në Moldavi kam jetuar disa vjet me nënën atje më pas në 2005, vendosëm që të vinim përgjithnjë këtu në Shqipëri dhe ky vend më ka pëlqyer menjëherë. Ishte si dashuri me shikim të parë, unë ndjehem shumë mirë këtu kam përfunduar shkollën, kam shokë, shoqe dhe punoj këtu”.

Djali rus thotë se nga Shqipëria mund ta largojë vetëm një arsye e madhe, pasi planet për të ardhmen i ka të qarta – pasi të përfundojë kursin për berber kërkon të hapë sallonin e tij.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button