EtimolgjiHistoriKultureLajme

Historia e gjuhës së shkruar Shqipe

E përgatiti prof. Zymer MEHANI

Çdo gjuhë ka historinë e saj, që është e lidhur ngushtë me historinë e popullit që e ka folur atë gjuhë në të kaluarën dhe tani. Historia e gjuhës shqipe është historia e një gjuhe të lashtë. Kjo gjuhë u ka qëndruar rrebesheve të kohës dhe në atë mënyrë ka ruajtur me shekuj fytyrën e saj. Rruga nëpër të cilën ka kaluar zhvillimi i gjuhës shqipe ka qenë shumë e vështirë dhe me pengesa të shumta, ashtu siç ka qenë në të kaluarën edhe fati i popullit shqiptar.

Gjuha shqipe është e lashtë. Atë e flasin shqiptarët, ky popull i lashtë dhe autokton në këto vise të Ballkanit. Ndonëse është njëra nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit, historia e zhvillimit të saj dëshmohet shumë vonë. Këtu kemi parasysh faktin se vepra e parë e shkruar shqip është “Meshari“ i Gjon Buzukut që mban datën 1555. Këtu duhet theksuar se edhe para veprës së Buzukut, gjuha shqipe është shkruar, sepse për atë ekzistojnë dëshmi dhe dokumente, fakte të sigurta.

Të kujtojmë dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe si:

“ Formula e pagëzimit” 1462,
“ Perikopeja e Ungjillit” shek. XV –XVI dhe
“ Fjalorthi i Arnold von Harfit” 1496.
Gjuha shqipe, së bashku me disa gjuhë të tjera me burim të përbashkët, bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, të cilat janë folur qysh në kohërat e hershme parahistorike në trevat që nga India deri në Evropë. Duke u nisur nga Lindja kah Perëndimi gjuhët si motra të shqipes janë: indishtja, iranishtja, ormenishtja, greqishtja, gjuhët italike, gjuhët gjermanike, gjuhët baltike dhe gjuhët sllave – të tëra gjuhë indoevropiane.

Gjuha shqipe ashtu si edhe gjuhët tjera indoevropiane gjatë evulucionit të tyre historik kanë humbur disa tipare të hershme indoevropiane dhe kanë zhvilluar disa tipare të reja.

Karakteristike për gjuhën shqipe janë:

Theksi i gjuhës shqipe është ngulitur, që dallohet nga disa gjuhë indoevropiane
Lakimi i emrave në dy trajta,
Kuptimi i mënyrës habitore,
Përcaktimi i rasës emërore me parafjalët “nga” dhe “te”.
Përdorimi i emrave të farefisnisë me nyje të përparme: “i ati”, “e ëma”,
Për prejardhjen e gjuhës shqipe janë parashtruar disa hipoteza, sipas të cilave shqipja rrjedh nga: a) ilirishtja b) pellazgishtja c) trakishtja d) trako-ilirishtja.

Edhe përkrah hipotezave të përmendura është vërtetuar se shqipja është bijë e ilirishtes, ashtu siç janë edhe shqiptarët pasardhës të ilirëve.

Shekulli XV është shekull i artë për popullin shqiptar dhe për kulturën shqiptare.Ky shekull para botës u identifikua me figurën madhështore të Skënderbeut, por gjithashtu la edhe gjurmet e para të shkrimit të gjuhës shqipe.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button