Lajme

Historia e veçantë e çiftit amerikan që ‘braktisën’ vendin e tyre për Shqipërinë

Ned Spiecker dhe Lydia Spiecker jetojnë prej 30 vitesh në Shqipëri.

Ata janë një çift të huajsh që kanë zgjedhur Shqipërinë si ‘shtëpinë e tyre’.

Në një intervistë për Report Tv rrëfyen historinë e tyre të dashurisë, që nisi rastësisht në Shqipëri dhe përfundoi në një martesë 27 vjeçare.

“Të dy kemi ardhur beqarë, të dy kemi ardhur për t’i shërbyer Zotit këtu. Ne jemi njohur, jemi bashkuar me një skuadër në Vlorë dhe kemi filluar një kishë ungjillore atje”.

Kur unë e pash Nedin thoja ai është çun i ri , është amerikan është më i vogël se unë, do jemi shokë të mirë dhe kaq” tha Lydia Spiecker e pyetur për historinë e tyre të dashurisë.

Por edhe për Ned, duket se gjithçka ka nisur fare rastësisht.

“Kur u njohëm ishim afër moshës 30 vjec, por prap ishim këtu për një mision, ishim këtu për një arsye, këto ishin si shpërqëndrime. Kemi punuar bashkë dhe ne kishim disa projekte në fshatrat e Vlorës dhe e kemi parë njëri-tjetrin në kohë të mirë, në kohë të vështirë, kur ishim të lodhur kur ishim të lumtur. Kështu nuk ishte një ëndërr apo fantazi, ne punuam bashkë dhe pamë realitetin e njëri-tjetrit” u shpreh ai për njohjen e tyre.

Ata menduan se do të qëndronin për pak kohë, por duket se Shqipëria për ta është vendi ku dëshironin të jetonin dashurinë e tyre dhe të krijonin familjen.

“Të dy erdhëm dhe thamë që do jetojmë këtu për dy vjet, ja ku jemi pas 30 vjetësh por është shumë bekim në fakt dhe kemi mësuar shumë nga shqiptarët. Ndoshta shumë njerëz thonë pse jetoni këtu, ne duam të shkojmë në Norvegji ose në Amerikë” u shpreh Lydia.

Ned erdhi nga Amerika ndërsa Lydia nga Norvegjia, për një projekt pune, mirëpo fati apo rastësia bëri që çifti të shpërngulej përgjthmonë në Shqipëri.

Ata janë prindër të tre fëmijeve të cilët jetuan për 18 vite në Shqipëri ndërsa tani punojnë dhe studiojnë në Amerikë.

Ne jemi shumë krenarë për ta, janë të mrekullueshëm, një bekim për ne. Ata jetojnë larg nesh, por ata kanë parë edhe anët e mira dhe anët e vështira në marrëdhënien tonë sepse brenda një shtëpie ndodhin shumë gjëra. Unë do të thoja që ne patjetër kemi patur sfida por nuk i kemi postuar në rrjetet sociale, por gjërat e vështira i kalon cdo cift por ajo që na ka mbajtur neve është themeli i fortë që kemi tek Perëndia por edhe fakti që në fillim kemi vendosur që jemi një skuadër” u shprehën ata.

Ned dhe Lydia Spiecker punojnë si këshillues martesor, kanë krijuar edhe lëvizjen ‘ Java e Martesës’.

Ndër të tjera, ata dhanë disa këshilla vërtet të vlefshme për çiftet e reja, se si duhet të sillen përballë sfidave të martesës.

‘Martesa është një besëlidhje, ne bëjmë një premtim që nuk varet nga ndjenjat tona në moment apo nga situata por i kemi thënë po njëri-tjetrit derisa vdeekja të na ndajë. Dhe nëse jemi të vetëdijshëm për këtë, kjo na ndihmon kur jemi në një stuhi dhe na bën të kuptojmë që marrëdhënia jonë është më e rëndësishme se kjo situatë” tha ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button