Lajme

Homeri shqiptar: Lexoni 6 fakte të rralla për Gjergj Fishtën

Më 30 dhjetor, 1940 ndërroi jetë Homeri shqiptar At Gjergj Fishta. Në varrimin e tij morën pjesë personalitete të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. At Gjergj Fishta u varros me nderime të mëdha më 31 dhjetor të vitit 1940.

Poeti i madh Gjergj Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet. Fishta ka qenë prozator, poet, përkthyes dhe është autori i kryeveprës “Lahuta e Malcisë” dhe shumë veprave tjera.

Kemi përzgjedhur disa fakte interesante nga Fishta i cili ndryshe u quajt edhe Homeri Shqiptar:

1. Gjergj Fishta ishte shkrimtar i parë shqiptar, i propozuar për çmim ‘Nobel’.

2. Kontributi i Fishtës në Kongresin e Manastirit ishte vendimtar për alfabetin e përbashkët.

3. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga Shqipëria, Austria, nga Greqia dhe Turqia.

4. Ka qenë sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

5. Fishta ishte edhe murg.
6. Fishta u bë drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane në Shkodër, ku futi shqipen si gjuhë mësimi, pra një akt i tij madhorë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button