Lajme

Hovenier: Sovraniteti i Kosovës dhe integriteti territorial i saj janë të vendosura, nuk vihen në dyshim

Ambasadori amerikan ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, nuk janë në pyetje.

“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier në një intervistë për RTK-në.

Intervistën e plotë me ambasadorin amerikan Hovenier do të mund ta ndiqni sonte në orën 20:10 në “RTK Prime”.

Ndryshe, pak minuta më parë, Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, përmes Twitter-it, ka thënë se mezi pret që të takohet javën e ardhshme me Përfaqësuesin Special, Gabriel Escobari cili do të vijë për një vizitë zyrtare në Kosovës.

“Ekipi im dhe unë mezi presim t’i urojmë mirëseardhje në Kosovë Përfaqësuesit Special Escobar në javën e ardhshme. Progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, mbetet mënyra më e mire që liderët e Kosovës mund t’i përmbushin premtimet ndaj qytetarëve, që Kosova të jetë e njohur dhe të marr vendin meritor në botë”, ka shkruar Hovenier.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button