Lajme

Hovenier takon shqiptarët në New York

Është çështje ditësh kur Jeffrey Hovenier, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, arrin në Prishtinë.

Por para se të takojë ata në Kosovë, diplomati i rryer amerikan, takoi shqiptarët që jetojnë e veprojnë në New York.

Në tavolinë me kongresin panamerikan shqiptar, Hovenier bisedoi, pasi u pyet, edhe për kompromiset e përmendura nga presidenti Joe Biden, sa i përket dialogut.

“Çfarë mendohet me kompromise është ajo çfarë është bërë tashmë, p.sh. Kosova ka pranuar planin e Ahtisarit, që u jep të drejta pakicave e sidomos serbëve. Kosova ka pranuar një gjykatë ndërkombëtare, e cila nuk është imponuar në asnjë nga shtetet e Ballkanit.”

Drejtori i këtij kongresi, Uk Lushi, ka folur për herë të parë pas këtij takimi për Klan Kosovën dhe ka treguar pjesë nga kjo bisedë, duke bërë të ditur se Jeffrey Hovenier do të vazhdojë politikat e vendosura me kohë nga ish-presidentë e diplomatë, përfshirë ata të ish-presidentit Donald Trump.

Duke qenë se Hovenier ka qenë edhe më herët në Kosovë, Lushi u pyet për përshtypjet që ka për ambasadorin e ri, e nëse kosovarët mund t’i hyjnë disi në hatër. Kjo qenkësh e lehtë. Duhet nisur duke e ndihmuar ta zhvillojë shqipen, të cilën e flet më mirë sesa niveli bazik.

view-source:https://www.youtube.com/embed/-h1mbZ5eDxQ?enablejsapi=1&amp=1&playsinline=1

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button