Lajme

Hoxha u thotë grave kosovare se nuk iu ‘kap mësyshi’: S’keni punë as para, madje as zgjuarësi

Hoxha Drilon Gashi, që njihet për komentet e tij sot ka lëshuar edhe një të radhës, ku grave kosovare u tha ta marrin shembull tenisten ruse në lidhje me goditjen nga ‘’syri i keq’’.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, tha se tenistet ruse me renome botërore, janë heroina të vërteta e iu bie të udhëtojnë në gjithë botën.

Por sipas tij ato kurrë nuk u ankuan se ishin ‘’goditur nga syri i keq’’.
‘’ Ato kurrë nuk u ankuan se i kishte goditur syri i keq, magjia apo se një xhind banonte në to për shkak të admirimit të tij të fortë për to, pavarësisht se sytë e botës ishin të kthyera kah to, ashtu siç nuk u ankuan kurrë për xhelozinë dhe zilinë e grave të tjera ndaj tyre’’, shkroi Gashi.

Ai tutje tha se gratë kosovare kanë bukuri të zakonshme’ s’kanë punë as para, e kalojnë kohën te hoxha duke bërë lutje që të mbrohen nga syri i keq.

‘’ Ju lumtë magjistarëve, mullahave sharlatanë dhe diletantëve për fitimet që po korrin nga marrëzitë, iluzionet dhe absurditetet e shumë njerëzve në vendin tonë të varfër’’, tha tutje Gashi.

Postimi i plotë:

Merrini shembull tenistet me renome botërore si Naomi Osaka, Steffi Graf apo Maria Sharapova! Heroina të vërteta, të bukura, shtatëlarta, të pasura dhe me famë, që udhëtojnë në të gjithë botën.
Ato kurrë nuk u ankuan se i kishte goditur syri i keq, magjia apo se një xhind banonte në to për shkak të admirimit të tij të fortë për to, pavarësisht se sytë e botës ishin të kthyera kah to, ashtu siç nuk u ankuan kurrë për xhelozinë dhe zilinë e grave të tjera ndaj tyre.

Ndërsa motrat tona, familjaret dhe fqinjet tona të cilat kanë një bukuri të zakonshme, s’kanë as para, as palestër, as punë, as zanat, madje as ndonjë zgjuarsi të caktuar, e kalojnë kohën tek hoxha që bën rukje, yshtegjiu dhe magjistari, për t’i mbrojtur nga syri ziliqar i njerëzve që nuk e di pse ua kanë zili?! Ose nga ai xhindi që është i dashuruar me to dhe që i përndjek kudo që shkojnë.

Ju lumtë magjistarëve, mullahave sharlatanë dhe diletantëve për fitimet që po korrin nga marrëzitë, iluzionet dhe absurditetet e shumë njerëzve në vendin tonë të varfër.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button