Lajme

I dashuri ia fshiu të gjithë miqtë meshkuj nga Facebook-u derisa ajo po flinte

Zoe Hollibaugh është një grua që ka ndarë një përvojë që i ka ndodhur së fundmi me të dashurin e saj. Ajo tregon se si ky i fundit ka fshirë të gjithë miqtë e saj të gjinisë mashkullore, derisa ajo flinte gjumë.

Siç tregohet në videon e cila është bërë virale së fundmi në TikTok, Hollibaugh e ka vërejtur që lista e saj e miqve në këtë platformë pësonte ndryshime çdo natë, por nuk e kuptonte se çka saktësisht kishte ndodhur, raporton Independent.

“Po pyesja veten pse lista e miqve të mi zbriste çdo natë. Ai do të jetë shokë pa miq ndërsa unë jam duke fjetur”, shkroi Zoe Hollibaugh.

Në videon e publikuar shihet Hollibaugh teksa qëndron përpara një pamje ekrani me të paktën 10 njoftime që thonë se një mik i gjinisë mashkullore në Facebook është hequr nga llogaria e saj.

Videoja ishte parë më shumë se 320 mijë herë që nga pasditja e së premtes, teksa nuk munguan as komentet e shumta.

“Ish-i im shkroi emrin e çdo djali dhe unë duhej të shpjegoja se kush ishin ata,” shkroi një përdorues i TikTok në seksionin e komenteve. “Këtë ma bëri edhe ish-i im! Ai madje fshiu djemtë që ishin anëtarë të familjes”, tha një komentues tjetër. “Natën që unë dhe ish-i im shkëmbyem fjalëkalimin e Instagramit, shkova në gjumë me katër mijë ndjekës dhe u zgjova me 300,” tregoi një tjetër komentues.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button