Lajme

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Eskobar, pritet të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë javën që vjen.

Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për agjendën, por pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama dhe me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikane e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes non grata nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratet përfshirë në një debat të brendshëm.
Duhet theksuar se Escobar ka qenë shumë aktiv sa i përket zhvillimeve në Ballkan, të premten ai ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti përmes një njoftimi në Twitter ka treguar se për çfarë është biseduar. Pjesë e diskutimit ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, për të cilin Kurti tha se tregoj përkushtimin e Kosovës për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme

‘’Gjatë një bisede telefonike me Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkroi Kurti.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button