Lajme

I paguajnë qytetarët të heqin dorë nga vetura dhe të shkojnë në punë me biçikleta

Çdo ditë e më shumë shtete nëpër botë po i paguajnë qytetarët e tyre që në punë të shkojnë me biçikletë – duke u ofruar në këmbim një pjesë të pagës pa ua llogaritur në taksa apo para kesh.

Kjo praktikë tashmë aplikohet në vende të ndryshme të botës siç janë Holanda, Belgjika, Britania e Madhe, Danimarka dhe Gjermania.

Në shumë raste rrugëtimi urban i një personi që lëviz me veturë – shumë më lehtë do të mund të përshkohet me biçikletë, pasi që edhe nëse terreni nuk është i rrafshët ata mund të lëvizin me biçikleta elektrike.

Kjo praktikë që me ardhjen e pandemisë është bërë çdo herë e më e popullarizuar, në disa vende ka pasur ndikim pozitiv në ekonomi.

Punonjësit që shkojnë në punë me biçikletë marrin para shtesë dhe ky projekt filloi në vitin 2014 në disa vende evropiane, me qëllimin e vetëm – zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe kontribuimin e ambientit të pastër.

Këto programe kanë rezultuar të suksesshme, dhe për këtë çdo ditë e më shumë po aplikohet në shumë vende. Belgjika ofron 0,25 cent për kilometër për të gjithë ata që shkojnë me biçikletë në punë.

Kjo nënkupton që 10 kilometra rrugëtim në ditë – baraspeshohet me 1,200 euro të hyra shtesë brenda një viti.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button