Lajme

Iliri Shaqiri fitoi BB VIP, ja çfarë shkruajnë mediat italiane

Fitorja e balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, në “Big Brother VIP” ka marrë edhe vëmendjen e medieve italiane.

Shaqiri prej vitesh jeton dhe punon në shtetin fqinj, ku është bërë i njohur nga pjesëmarrja në “Amici” si dhe në disa emisione mjaft të ndjekura nga publiku italian.

Për këtë arsye, disa media italiane i kanë dedikuar nga një shkrim fitores së balerinit në BB VIP. Vetë Iliri ka vendosur që disa prej tyre t’i publikojë në “Instastory”-n e tij.

Balerini i njohur nuk ka tërhequr vëmendjen vetëm nga fitorja e reality show-t më të ndjekur, por edhe nga bashkëshortja e tij Emanuel Morini.

Mediat italiane kanë veçuar momentin e shpalljes së balerinit si fitues teksa mbante në duar jastëkun me foton e gruas dhe vajzës së tij, si dhe momentet e reagimit të Emanuelës kur dëgjon emrin “Ilir”.

“Sytë tuaj ishin të gjithë për bashkëshorten Emanuela dhe vajzën Emily, kur Ilir Shaqiri fitoi “Big Brother Vip Albania”. Jastëku që ai mbante në duar në momentin kur moderatorja Arbana Osmani do të shpallte fituesin tregonte gjithë dashurinë e madhe që ka balerini për familjen e tij.

Dhe pikërisht me atë dashuri pushtoi publikun e atdheut të tij, të cilën e vazhdoi duke e bërë deri në fund, i pa rrezikuar asnjë konkurrent tjetër. Në formatin shqiptar të Gf Vip, Ilir Shaqiri ka luajtur gjithmonë në mënyrë korrekte, të pastër, duke demonstruar shumë nga veçoritë e tij për publikun. Nga kërcimi, që e bëri të famshëm këtu në Itali kur u bë një nga kërcimtarët profesionistë të “Amici” të Maria De Filippi dhe “Buona Domenica” të Maurizio Costanzo (të dyja në Canale 5), te edukimi dhe respekti.”, shkruan Askanews.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button