Lajme

Investimet e huaja direkte në Kosovë shënojnë rritje në vitin 2021, prin Gjermania

Investimet e huaja direkte në Kosovë janë dyfishuar nga janari deri në shtator të vitit 2021.Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga 31.1 milionë euro sa kanë qenë në janar të këtij viti, në shtator vlerat e investimeve të huaja direkte kanë arritur në 67.1 milionë euro.Në total, nga janari deri në shtator 2021, investimet e huaja direkte kanë arritur në 388 milionë e 800 mijë euro. Përderisa në të gjithë vitin 2020, nga janari e deri në fund të dhjetorit, investimet e huaja direkte në Kosovë kanë qenë 345 milionë e 600 mijë euro, apo 42 milionë e 200 mijë euro më pak se në vitin 2021.

Më së shumti investime kanë ardhur nga Gjermania. Sipas BQK-së, në shtator, nga Gjermania janë investuar në Kosovë 23.6 milionë euro.Ndërsa në vitin e kaluar kishte investuar dukshëm më pak. Në shtator të vitit 2020, investimet e huaja direkte nga Gjermania kishin qenë 9.1 milionë euro.Pas Gjermanisë, më së shumti investime në Kosovë kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Investimet e huaja direkte nga ShBA-së kapin vlerën e 10.6 milionë euro për dallim nga viti i kaluar, në të cilin kishin investuar vetëm 2 milionë.
Përveç këtyre dy vendeve, edhe Zvicra radhitet në tri shtetet e para prej nga ka më së shumti investime të huaja direkte.

Sipas BQK-së, Zvicra në shtator të këtij viti në Kosovë ka investuar 5.8 milionë euro, duke pasur një rritje të vogël nga shtatori i vitit të kaluar ku kishte investuar 5.4 milionë euro..Austria në shtator të këtij viti ka investuar 4.8 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar kishte investuar vetëm 1.4 milion euro.Nga Britania e Madhe dhe Shqipëria është pothuajse e njëjtë shuma e investimeve të huaja direkte.Britania e madhe ka investuar 2.1 milionë euro, ndërsa Shqipëria 2.3 milionë euro.

Edhe prej Turqisë, si një shtet mik i Kosovës ka pasur investime të huaja direkte, ku në muajin shtator në Kosovë nga ky shtet janë investuar 3.1 milionë euro për dallim nga shtatori i vitit të kaluar kur ishin investuar 3.7 milionë euro.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button