LajmeOpinion

Ish ambasadori reagon ashpër: Ku mbeti “minishengeni shqiptar”?

Ish ambasadori i Shqipërisë, Islam Lauka, përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi Kosova vendosi masat e reja anti Covid.

“Kërkesa e autoriteteve zyrtare për paraqitjen e certifikatës për tre doza vaksine ose dy doza të saj dhe PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë para hyrjes në Kosovë, praktikisht, po pengon seriozisht lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt Kosovës, që shkojnë atje për arsye pune, studimi, turizmi, etj. Në gjykimin tim, bashkëpunimi dhe koordinimi me to do të bënte të mundur gjetjen e një zgjidhjeje më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit të popullit, por edhe të së drejtës themelore të njerëzve për lëvizje të lirë. Ku mbeti “minishëngeni shqiptar” për katër liritë? Ku mbeti “partneriteti strategjik” midis Kosovës dhe Shqipërisë?”, ka shkruar ndër tjerash Lauka.

Postimi i plotë:

Ku mbeti “minishengeni shqiptar”?

Sot është dita e katërt e zbatimit të masave anticovid nga Kosova për ata që hyjnë në territorin e saj, të cilat, në thelb, duket se po ndëshkojnë vetëm bashkëkombasit tanë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Kërkesa e autoriteteve zyrtare për paraqitjen e certifikatës për tre doza vaksine ose dy doza të saj dhe PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë para hyrjes në Kosovë, praktikisht, po pengon seriozisht lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt Kosovës, që shkojnë atje për arsye pune, studimi, turizmi, etj.

Dakord që duhet ruajtur shëndeti i popullsisë, por, sipas ekspertëve të njohur ndërkombëtarë, përfshirë ata të OBSH-së, në këtë fazë, ndalimi i lëvizjes së lirë nuk i kontribuon parandalimit të përhapjes së pandemisë. Megjithatë, ta zëmë se, gjithsesi, do të kishte njëfarë ndikimi pozitiv, çfarë e ka penguar qeverinë e Kosovës që miratimin e masave anticovid ta bëjë në bashkëpunim me organet shëndetësore të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe atë të Malit të Zi? Në gjykimin tim, bashkëpunimi dhe koordinimi me to do të bënte të mundur gjetjen e një zgjidhjeje më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit të popullit, por edhe të së drejtës themelore të njerëzve për lëvizje të lirë.

Ku mbeti “minishëngeni shqiptar” për katër liritë? Ku mbeti “partneriteti strategjik” midis Kosovës dhe Shqipërisë?

A është në interesin shtetëror dhe kombëtar të Kosovës izolimi nga shqiptarët?

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button