Lajme

Ish-gjenerali amerikan: “Çfarëdo sulmi mbi Kosovën do të ishte çmim tepër i madh për t’u paguar”

Ish-gjenerali amerikan, Michael D. Babero, në një intervistë për mediumin serb “Kosovo-Online”, nuk konsideron që në situatën e tanishme NATO mund të zgjerohet për ta përfshirë edhe Kosovën, por thotë se çfarëdo sulmi mbi Kosovën nga Serbia do të ishte e dënueshme nga komuniteti ndërkombëtar.

Mbi mundësinë e një përshkallëzimi ose sulmi serb mbi Kosovën, Babero thotë se nuk e sheh mundësinë për një gjë të tillë.

“Sanksionet e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse të vendosura ndaj Rusisë do të shërbejnë si siguresë e fortë ndaj çfarëdo agresioni në Ballkan. NATO, BE dhe komuniteti ndërkombëtar do të dënonin çfarëdo sulmi mbi Kosovën, dhe çfarëdo agresioni thjesht do të ishte çmim tepër i lartë për t’u paguar”, ka thënë koloneli amerikan.

Ai gjithashtu thotë se nuk mund të krahasohen intervenimi humanitar i NATO-s në vitin 1999 me agresionin dhe pushtimin rus të Ukrainës.

“Në vitet 1990 në Ballkan, Perëndimi dhe NATO vepruan për të ndalur agresionin, vrasjet masive dhe deportimet me forcë në 1999. Por, në vështrimin e shtrembëruar të historisë që ka Putin, ai i barazon veprimet e NATO-s në Ballkan për të justifikuar pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës. Kjo qartazi është ekuivalencë e rreme dhe duhet të mohohet kjo narrativë qesharake”, është përgjigjur ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button