BotaLajme

Ish-kampioni i peshave të rënda Vitali Klitschko regjistrohet në ushtrinë rezervë të Ukrainës

Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, Vitali Klitschko ka filluar stërvitjet me rezervistët ushtarakë ukrainas, pas rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Klitschko, tani kryebashkiak i qytetit të Kievit të Ukrainës, e përshkroi Putinin si një “gangrenë” që prek Evropën, pasi frika po rritet se Rusia po planifikon të pushtojë vendin e ish-boksierit, shkruan nypost.

Klitschko, 50 vjeç, i zgjedhur kryetar bashkie në vitin 2014, i bëri komentet për Daily Telegraph pasi mori pjesë në simulime ushtarake dhe stërvitje taktike, ndërsa Rusia po grumbullon forcat në kufirin me Ukrainën.

“Shumë prej nesh shërbyen në ushtri dhe ato aftësi duhej të riktheheshin. Mendoj se një trajnim i tillë është thelbësor për zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm të një vendi që ka qenë në luftë për gati tetë vjet”, tha Klitschko për gazetën.

100,000 rezervistët ushtarakë të Ukrainës thuhet se janë të ndarë në 25 njësi që kanë për detyrë të mbrojnë vendet kryesore dhe të ruajnë rendin.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button