Lajme

Ish-Presidenti i Kroacisë viziton nesër Kosovën

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq nesër do të vijë në Prishtinë.

Kuvendi përmes një njoftimi drejtuar mediave ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.

Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në ora 11:00.

“Agjenda e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për ditën e shtunë, 12 shkurt 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesić”, thuhet në njoftim.

Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button