DiasporaLajme

Itali/ Silvana Musej, shqiptarja në krye të gastronomisë në Sanremo

“Casa Sanremo”, është vendi ku VIP-at, muzikantët dhe profesionistët që marrin pjesë në Festivalin e San Remos do të mblidhen për vaktet dhe pushimet mes aktiviteteve, në krye të saj qëndron Silvana Musej, kuzhiniere e Relais Cuba të Cuneo dhe Lady Chef, e seksionit të grave të Shoqatës së Kuzhinierëve në provincën Granda.

Silvana Musej nga Kavaja është kuzhiniere profesioniste në Itali dhe prej 23 vitesh ajo jeton në Piemonte.

Silvana po ashtu është fituese e medaljes së argjendtë në konkursin kombëtar për Lady Chef në Itali.

“Për në “Casa Sanremo” u përzgjodha nga Federata italiane e Kuzhinierëve. Ata menduan që të realizonin këtë vit një skuadër vetëm me vajza dhe gra kuzhiniere duke zgjedhur më të mirat në Itali. Jam shumë e lumtur sepse është një ngjarje e rrallë që na motivon edhe në punën tonë të përditshme” – thotë Silvana Musej në një interviste për Deutsche Ëelle shqip.

Me tej shefe Silvana tregon se përbërësit e preferuar në kuzhinë janë perimet, pasi i kujtojnë kulturën kulinare gjatë kohës kur jetonte në Shqipëri. “Përpiqem të riinterpritoj duke pasur kujtimin e shijes së ushqimeve kur isha femijë”- thotë Silvana.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button