HistoriLajme

Itinerari ‘Rrugëtimi i Eneas’ certifikohet nga Këshilli i Evropës, pjesë edhe Shqipëria

Rrugëtimi i Eneas së Trojës, është përfshirë në itinerar kulturor që është certifikuar nga Këshilli i Evropës.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se, “nga brigjet e Trojës në portat e Romës, 21 stacione, 6 vende UNESCO dhe një mesazh i fortë për emigracionin dhe mbrojtjen e natyrës. Ky është itinerari kulturor “Rrugëtimi i Eneas”, i certifikuar edhe nga Këshilli i Evropës, ku bën pjesë edhe Shqipëria, me një nga perlat e trashëgimisë kulturore, Parku Kombëtar i Butrintit”.

Margariti tha se, kjo është një mundësi e artë për turizmin kulturor shqiptar, pasi një seri aktivitetesh, takimesh, shfaqjesh, si pjesë e festivalit “Rotta di Enea”, do të zhvillohet përgjatë këtij itinerari.

“Së pari nisin në Itali e Greqi e me qetësimin e situatës së krijuar nga COVID- 19, do të vijojë në Turqinë e Trojës, Tunizi dhe Shqipërinë e Butrintit, ku thuhet se ndaloi Enea, heroi trojan që i shpëtoi luftës shkatërruese”, u shpreh Margariti.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button