Lajme

Ja pse shqiptarët po shpërngulen nga Plava dhe Gucia!

Komuna e Plavës dhe ajo e Gucisë cilësohen ndër territoret me shpërngulje më të lartë të shqiptarëve në Mal të Zi. Statistikat tregojnë se më shumë se gjysma e popullatës gjendet në botën e jashtme, gjë që ka ndikuar që disa fshatra të kësaj zone të boshatisen.

Zyrtarë dhe analistë shprehin shqetësimin se vazhdimi i një shpërngulje të këtillë do të jetë me pasoja afatgjate për të ardhmen e shqiptarëve në Mal të Zi.

“Migrimi dhe asimilimi në Plavë dhe Guci është plagë më shumë se një shekullore”, thotë veprimtari Bujar Hasangjekaj.

Shpërnguljen në këto përmasa të mëdha kanë bërë që shumë fshatra të kësaj treve të boshatisen tërësisht. Gjendja e vështirë ekonomike, papunësia, mungesa e investimeve janë vetëm disa nga shkaqet e shpërnguljes së shqiptarëve në Mal të Zi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button