Lajme

Jeremiq: SHBA-ja po e paralajmëron seriozisht Vuçiqin

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë vetëm dy emrat e parë në listën prej 28 personave ndaj të cilëve qeveria amerikane pritet t’i vendos sanksione.

Ai theksoi se ky ishte një paralajmërim serioz për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton N1.

“Kjo e tronditi shumë Vuçiqin, sepse Veselinoviqi dhe Radoiçiq u vunë nën sanksionet amerikane me arsyetimin se kishin të bënin me krimin e organizuar në bashkëpunim me shtetin. Unë nuk do të doja tani të isha në vendin e Vuçiqit sepse njerëzit më të afërt të tij po ndiqen në çdo mënyrë”, tha Jeremiq.

Politikani serb tha se është kthyer nga Amerika ku ka pasur bisedime mjaft serioze ndërsa ka shtuar se e ka parë listën me 28 persona që do të sanksionohen, ku beson se të njëjtën duhet ta ketë parë edhe Vuçiq.

Jeremiq tha se sanksionet nënkuptojnë se njerëzit që janë në këtë listë nuk mund të kryejnë transaksione bankare pos përmes bankave në Iran apo Rusi.

“Ajo goditje paralajmëruese ka ndikuar edhe në vendimin e Vuçiqit për t’u tërhequr në lidhje me ligjet për referendum dhe shpronësim”, vlerësoi Jeremiq.

Ndryshe, Velelinoviq dhe Radoiçiq, dy afaristë serb nga veriu i Kosovës, dyshohet se përmes mashtrimeve dhe shantazheve kanë përvetësuar miliona euro.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button