Lajme

Kamberi këshillon Vuçiqin se si duhet ta urojë Kosovën për ditën e pavarësisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka këshilluar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se si duhet ta urojë Kosovën për 14-vjetorin e pavarësisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkroi se “Srećan Dan državnosti, Kosovu (Gëzuar ditën e shtetësisë, Kosovë) është urimi që i duhet sot Vuçiqit për ta hapur kapitullin e prosperitetit të Republikës së tij.

“Përderisa ai nuk e ka mençurinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit të tij, sot festojmë ne. Feston Kosova, Lugina, si dhe vendet me demokraci dhe zhvillim të avancuar, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Urime Kosovë!”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e tij, ku postoi edhe një fotografi urimi me logon zyrtare të 14-vjetorit të shtetësisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button