Lajme

Kamberi: Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas deklaratave të ministrit të brendshëm serb, Aleksandar Vulin për Reçakun.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se pohimet e Vulinit për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

“Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e Presidentit Vuçiq. Heshtje që dëshmon se Vuçiqi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht”, ka shkruar Kamberi.

Ai po ashtu thotë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet t’i reagojnë e t’i b ëjnë presion Vuçiqit.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiqit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”, ka thënë Kamberi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button