DiasporaLajme

Katër shqiptarë kandidatë për Parlamentit të Suedisë

Adnan Dibrani, Arber Gashi, Aida Birinxhiku dhe Aurora Pirraku Eriksson, janë katër kandidatët me prejardhje nga Kosova që synojnë të bëhen deputetë në Parlamentin e Suedisë për vitin 2022.

“Faleminderit për besimin, sot rajoni i Västmanland ka vendosur të jem kandidate në Parlament për zgjedhjet e vitit 2022”, thotë shqiptarja Aurora Pirraku Eriksson në rrjetin social Facebook.

Nga ana tjetër, profili tjetër i suksesshëm, Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën.

Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë e arsimin, teksa Arbër Gashi, përveç ambientit, nëse fiton do të angazhohet për pensione e paga më të larta.

Zgjedhjet në Suedi do të mbahen në shtator të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button