Lajme

Kikboksieria e suksesshme shqiptare në Zvicër

Sportistja e talentuar, Blerta Quni, ka lindur në Zvicër nga prindër me origjinë shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Prej vitit 2014 ajo është mjaft aktive në sportin e Kickboks-it, duke marrë pjesë në evente sportive të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 2020 u shpall kampione e Zvicrës dhe Blerta është në rrugën e duhur drejt titujve të tjerë në të ardhmen.

Në një intervistë për media, ajo tha se si motër e rritur me dy vëllezër, i pëlqenin sportet marciale, ndërsa kikboksin e nisi për fitnes fillimisht.

“Unë jam rritur me dy vëllezër, interesat e mia kanë qenë sportet marciale. Kështu më erdhi dhe interesi i këtij sporti, dhe nisa vetëm për ta provuar, sa për fitnes. Por më pëlqeu shumë. Me trup ndihem më mirë, se me disiplinë. Ky sport është për gjithçka, edhe për mendjen, edhe për trupin”, thotë ajo.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button