KurioziteteLajme

Kina po ndërton aeroplanin i cili do të transportojë pasagjerë në çdo vend të botës brenda një ore

Inxhinierët në Kinë po ndërtojnë një aeroplan supersonik me shpejtësi të lartë që do të jetë në gjendje të transportojë pasagjerë kudo në botë brenda një ore.

Ekipi i inxhinierëve testoi një prototip motori supersonik në një avion 45 metra të gjatë , i cili do të jetë në gjendje të transportojë deri në 10 pasagjerë me shpejtësi tepër të lartë.

Profesori që drejton projektin me kolegët e tij nga Universiteti i Aeronautikës dhe Astronautikës në Yangshuo krijoi motorin prototip dhe e testoi atë në një tunel aerodinamik.

Avioni ka krahë delta dhe do të udhëtojë me pesë herë shpejtësinë e zërit për shkak të dizajnit të tij, i cili bazohet në një ide të viteve 1990 nga Ming Han Tang, kryeinxhinieri i programit supersonik të NASA -s .

Dizajni, i quajtur Boeing Manta X-47C , u hoq përfundimisht për shkak të kostove të larta dhe disa problemeve teknike.

Tani, ekipi i inxhinierëve në Kinë bazuar në idenë e mësipërme ka krijuar një model të ri aerodinamik me performancë të jashtëzakonshme në lartësi të mëdha.

Kina shpreson të ketë një flotë të konsiderueshme avionësh pasagjerësh të këtij lloji deri në vitin 2035 dhe të kërkojë t’i zgjerojë ato në kapacitetin 100 pasagjerësh deri në vitin 2045.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button