Lajme

Kjo makinë mund të ecë me muaj vetëm me energji diellore

Një makinë me energji diellore ka udhëtuar qindra kilometra me një karikim të vetëm, duke shënuar një moment historik për automjetin më efikas dhe të qëndrueshëm në botë. Lightyear One përshkoi 400 km me 130 km / orë përpara se të duhej të rimbushej sërish gjatë një prove rutinë.

Më parë, makina elektrike përshkroi më shumë se 700 km me një shpejtësi më të ulët. Lightyear pretendon se makina do t’i lejojë klientët të “ngasin me muaj pa karikim” dhe shpreson t’u dorëzojë automjetet e para klientëve deri në mesin e 2022.

Lightyear kreu dhe teste aerodinamike në Aprilia, për të cilat kompania pretendon se dhanë rezultate rekord.“Testimet tona rrugore konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur për të prodhuar automjetin më aerodinamik me pesë ulëse deri më tani.

Ndërsa bota jonë lëviz drejt burimeve më të qëndrueshme të energjisë, Lightyear po drejton zhvillimin e lëvizshmërisë së pastër në industrinë e automobilave.”, deklaroi firma në një njoftim të postuar në faqen e saj të internetit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button