BotaLajme

Klitschko u drejtohet qytetarëve të Kiev-it: Nata do të jetë shumë e vështirë

Kryebashkiaku i Kiev-it, Vitaly Klitschko i është drejtuar të gjithë qytetarëve të Kiev-it se “nata do të jetë shumë e vështirë”.

Fillimisht, ish-boksieri ukrainas do të deklaronte se termocentrali i Kiev-it ishte shkatërruar.

Kjo është një shenjë, vijoi kryebashkiaku, se ushtria ruse po synon infrastrukturën kritike në kryeqytet.

Ky njoftim pason një raport tjetër nga Klitschko se pesë shpërthime u dëgjuan në tre deri në pesë minuta pranë një termocentrali në veri të Kiev-it.

“Shërbimet e urgjencës janë duke u zhvilluar. Ne po zbulojmë detajet”, tha Klitschko për pesë shpërthimet.

Por ky lajm do të hidhej poshtë nga mediat vendase.

Ai shtoi se situata aktuale “pa ekzagjerim”, është kërcënuese për Kiev-in.

Sipas Klitschko, urat janë marrë nën mbrojtje dhe kontroll të posaçëm në kryeqytet.

Mbi to janë në shërbim pajisje ushtarake dhe luftëtarë të Forcave të Armatosura.

Po ashtu po ngrihen postblloqe jo vetëm në hyrjet kryesore të qytetit. Por po vendosen edhe blloqe që bllokojnë qarkullimin pranë objekteve strategjike në kryeqytet, tha ai.

“Falënderoj banorët e qytetit për gatishmërinë e tyre për të dalë në mbrojtje të kryeqytetit dhe të vendit, së bashku me njësitë e tjera të Forcave të Armatosura dhe forcat ligjzbatuese”, shtoi Klitschko.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button