Lajme

Kokaj: Energjia elektrike shumë shpejt do të jetë falas

Kosova dhe mbarë bota po përballen me probleme të prodhimit të energjisë elektrike.

Së fundmi, shteti ynë ka pasur probleme të theksuara me sistemin e vjetërsuar të gjeneruesve kryesorë të energjisë, derisa është dashur që edhe të ketë reduktime.

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, ka folur në “Direkt” në ATV, lidhur me mundësinë që një ditë energjia elektrike të jetë eficiente.

Ai ka theksuar se nuk do të kalojë shumë kohë dhe energjia elektrike do të jetë falas, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk jemi në distancë kohore shumë të largët kur energjia elektrike do të jetë falas. Do të rritet eficienca e prodhimit të energjisë solare”, tha Kokaj.

“Dielli është burimi i energjisë së tokës. Ajo energji është e depozituar në formë fosilore. Këto fosile si nafta, thëngjilli e gazi e kanë burimin nga energjia diellore. Ato kur gjenerojnë energji, gjenerojnë edhe ndotje, pasi që janë kalbësira. Akoma duhet ta përdorim thëngjillin”, tha ndër të tjerash Jahja Kokaj.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button