Lajme

Kompania shqiptare që po rritet suksesshëm në Zvicër

Kompania shqiptare me seli dhe veprimtari në Zvicër Two.jobs është duke u rritur me hapa gjigant.

Për pak kohë, drejtuesit e kësaj kompanie e kanë zgjeruar biznesin në shumë lokacione të këtij shteti helvetik.

Two.jobs, aktualisht, po hap terren të ri në rekrutimin e punonjësve të kualifikuar në Zvicër, deri sa po feston dhe shijon sukseset e saja në këtë fushë.

Two.jobs – saktësisht ka krijuar këtë platformë që qytetarët zviceran të gjejnë punë në këtë treg. Gjithashtu, kompanitë mund të gjejnë punëtorët që u duhen atyre.

“Në tre vitet e fundit (themeluar në 2017) ne jemi rritur me shpejtësi dhe jemi në gjendje të mbështesim kompani të njohura në Zvicër si Migros, Allianz Group, Bucherer dhe komuna dhe qytete të ndryshme (p.sh. Winterthur, Chur) në kërkimin e tyre për personel”, ka thënë Kristian Oroshi, njëri prej pronarëve të Two.jobs.

Si themelues dhe pronar i kësaj kompanie, tha ai, është shumë i lumtur dhe ndihet krenar për këtë zhvillim të madh, veçanërisht për shkak të bashkëpunimit të madh me programues të talentuar nga Kosova.

Oroshi tregoi se një kompani në Kosovë e ka programuar platformën nga themeli dhe po e mirëmbajnë atë me plotë sukses.

“Përveç pesë kompanive më të mëdha në këtë industri, ne morëm ftesën për të prezantuar Two.jobs në panairin e rekrutimit në Cyrih në mars 2022, që është një nder i madh për ne. Në këtë event marrin pjesë kompanitë më të mëdha zvicerane”, tregoi ai.

Si një kompani inovative në këtë fushë, Two.jobs po planifikon shumë optimizime të mëtejshme të platformës dhe publikimin e një aplikacioni IOS dhe Android.

Për shkak të zhvillimit të hovshëm, drejtuesit e Two.jobs presin që numri i punonjësve të dyfishohet deri në fund të vitit 2023.

“Edhe pse tashmë kemi marrë oferta miliona për të marrë përsipër Two.jobs, për momentin nuk duam t’u shesim asnjë aksion të kësaj kompanie palëve të treta”.

Kompania Two.jobs si platformë, u ofron mundësi qytetarëve kosovar të depërtojnë me punë dhe projekte të mëdha në tregun zviceran.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button