Lajme

Kongresmeni amerikan: ShBA-ja s’ka mik më të madh se Kosova në Evropën Juglindore

Kongresmeni amerikan me fjalim për 14 vjetorin e Pavarësisë: ShBA-ja s’ka mik më të madh se Kosova në Evropën Juglindore

Kongresmeni demokrat Ritchie Torres ka uruar 14 vjetorin e pavarësisë me një fjalim të shkurtër që ka mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve.

Torres, kongresisti që përfaqëson shtetin e New Yorkut është shprehur se ShBA-ja s’ka mik më të madh se Kosova në Evropën Juglindore dhe se koha ka ardhur për Kosovën që t’i ipet respekti maksimal dhe njohja që një shtet i pavarur meriton, raporton Gazeta Express.

“Kosova sot feston 14 vjetorin e Pavarësisë. Kosova është një partner i besueshëm dhe mik i ShBA-së dhe dy vendet tona do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku për të avancuar parimet demokratike edhe për shumë vite në vijim”, ka thënë ndër të tjera Torres.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button