Lajme

Koreja e Veriut ndalon veshjet prej lëkure

Koreja e Veriut ka ndaluar xhaketat prej lëkure, në mënyrë që njerëzit të mos duken si Kim Jong- un. Veshjet prej lëkure u veshën nga Kim Jong-un në dhjetor 2019 dhe që atëherë janë bërë një trend në mesin e klasës elitare për të treguar besnikërinë dhe mbështetjen e tyre ndaj Udhëheqësit Suprem.

Diktatori i Koresë së Veriut, duket se ka qenë i motivuar vetëm nga krenaria. Por kohët e fundit, duke pasur parasysh përhapjen e imitimeve të falsifikuara, ka ardhur një vendim drastik: mbyllja e dyqaneve që i shesin. Gjithçka nga frika se ky “standardizim” cenon autoritetin e tij.

Gjithçka filloi shtatorin e kaluar, kur tregtia jozyrtare midis Kinës dhe Koresë së Veriut u rihap pas bllokadës për shkak të një pandemie, tregtarët vendas filluan të blinin xhaketa lëkurë. Kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer udhëheqësit të Koresë së Veriut.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button