Lajme

Korrespodenti i BBC-së tregon se çfarë mund të ndodhë pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë

Korrespodenti diplomatik i BBC-së, James Landale, ka bërë një analizë të asaj se çfarë ka ndodhur me vendimin e Rusisë për njohjen e dy rajoneve brenda Ukrainës.

Rusia ka njohur pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, dy rajone në lindje të Ukrainës, një pjesë e të cilave kontrollohet nga forca pro-ruse të përkrahura nga shteti rus. Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, duke i njohur ato si shteteve të pavarura. Këtë ai e bëri në një paraqitje të drejtpërdrejt televizive.

Kjo është analiza e tij pa ndërprerje:

Vendimi i Rusisë për të njohur Lukansk dhe Donetsk është një përshkallëzim i rëndësishëm i krizës mbi Ukrainën.

Është një ndryshim thelbësor në pozicionin e Rusisë – deri vonë presidenti Putin dhe ministrat e tij folën për nevojën për të ringjallur marrëveshjet e dështuara të Minskut, të dizajnuara për të vendosur një zgjidhje politike në lindje të bazuar në një formë federalizmi brenda kufijve ekzistues të Ukrainës.

Pra, njohja e dy republikave të shkëputura si të pavarura e vret procesin e Minskut.

Fuqitë perëndimore tashmë e kanë dënuar këtë veprim si një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Pyetja kryesore është se çfarë bëjnë të dyja palët tani.

A e konsideron Perëndimi këtë vendim të mjaftueshëm për të shkaktuar disa sanksione ekonomike kundër Rusisë? A vendos Rusia – me ftesë të autoriteteve pro-ruse – trupa në Luhansk dhe Donetsk? Si mund t’i përgjigjet Perëndimi kësaj? Dhe si do të përgjigjen autoritetet në Kiev, ndaj perspektivës për të humbur një pjesë tjetër të madhe të territorit të tyre?

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button