Lajme

Kosova ka marrë pjesë në një garë sportive të mbajtur në Serbi

Më në fund, Republika e Kosovës ka marrë pjesë në një garë sportive të mbajtur në Serbi.

Atletët kosovarë, për herë të parë kanë garuar të shtunën në një ngjarje ndërkombëtare të mbajtur brenda territorit serb.

Bëhet fjalë për Kampionatin Ballkanik për grupmoshat nën 20 vjeç në palestër, garë kjo që u zhvillua në Serbi, e që pjesëmarrës kishte edhe nga Kosova.

Sipas fotove të publikuara, atletët kosovarë kishin të vendosur në gjoks mbishkrimin: KOS.

Ballkaniku U20 ishte një lloj testimi për pjesëmarrjen e Kosovës në Botërorin e atletikës në palestër, që mbahet muajin e ardhshëm po në Beograd.

Deri sot, sportistët kosovarë nuk janë lejuar të garojnë në Serbi. Rasti më i fundit është ai i Kampionatit Botëror në Boks, që u mbajt në Beograd.

Delegacioni i Kosovës nuk u lejua të futej në Serbi pas tri tentimeve, gjë që ngjalli reagimin e institucioneve të larta evropiane të boksit e sportit në përgjithësi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button