Lajme

Kosova mund t’ia shohë shumë hairin qeverisë së re gjermane

Kur më 4 prill Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës një urim vinte nga Berlini.

Politikanja e partisë së gjelbër të Gjermanisë, Annalena Baerbock uroi kosovarët për lajmin e madh siç e quante ajo.

Gjashtë muaj pas, Baerbock është vetë në qendër të vëmendjes.

Ish-kandidatja për kancelare sipas gazetave më të mëdha gjermane, pritet të jetë ministre e punëve të jashtme, njofton Klan Kosova.

Të gjelbërve u takon ky post në ndarjen e pushtetit të marrëveshjes së koalicionit që u arrit të mërkurën mes tyre, social demokratëve e demokratëve të lirë FDP, me kancelar Olaf Scholz.

Zyrtarisht Baerbock ende nuk është vënë në postin e kryediplomates në Berlin.

Një bashkëpartiake e saj thotë se 41 vjeçarja do e kryente këtë punë shkëlqyeshëm.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button