Kosova sërish dominon botën në xhudo, Nora e Distria kryesojnë ranglistën botërore

Çdo ditë e më shumë xhudistet po e bëjnë krenare Kosovën.
Kjo pasi kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, janë renditur të parat në ranglistën botërore.
Në kategorinë deri në 57 kilogram, Gjakova kryeson listën me 5 mijë e 880 pikë, duke lënë pas kanadezen, Jessica Klimkait, e cila ka 50 pikë më pak se kampionia olimpike nga Kosova.
Ndërkaq, Distria Krasniqi dominon në kategorinë deri në 48 kilogram, me gjithsej 5 mijë e 920 pikë, duke lënë pas kështu xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat, e cila ka rreth 700 pikë më pak se e arta e Lojërave Olimpike, Tokio 2020.
Kujtojmë se në javën e kaluar Distria Krasniqi u zgjodh xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.
Gjithashtu edhe Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në botë për vitin 2021.

