KurioziteteLajme

Krishtlindjet e 1914, anglezët e gjermanët lanë armët e festuan duke pirë e luajtur futboll

Në vigjilje të Krishtlindjeve në viti 1914, forcat angleze dhe ato gjermane bënë një armëpushim informal në fushëbetejë. Dhe, kështu ata e kaluan festën duke kënduar, duke ndarë alkool, cigare dhe duke luajtur futboll.

Duke kujtuar këtë datë, një ushtar gjerman shkroi: “Në një moment anglezët sollën një top futbolli dhe shumë shpjet nisi një lojë e fortë. Sa e mrekullueshme dhe e çuditshme ishte në të njëjtën kohë. Oficerët anglezë ndiheshin njëlloj. Kështu, Krishtlindjet, festimi i dashurisë, arriti që të bëjmë bashkë si miq për një herë të vetme dy armiq të betuar.”

Kurse ushtarët anglezë thonë në letra: “Në disa zona ishim vetëm 100 metra larg tyre dhe folëm gjithë natën. Luajtëm edhe futboll. Në kthim do t’ju tregoj përsëri për transformimin e pabesueshëm që ndodhi në agim të ditës së Krishtlindjes. Asnjë e shtënë nuk është gjuajtur sot dhe ngrica është ende e paprekur në tokën e ngrirë. Një ndryshim i bukur pas shiut.”

Ky armëpushim i Krishtlindjeve të vitit 1914 kujtohet thuajse çdo vit më 25 dhjetor përmes zërave të protagonistëve të saj.

Në parathënien e librit “Armëpushimi i Krishtlindjeve”, Alan Cleaver shkruan se nata e Krishtlindjes shënoi fundin e javëve të shiut të rrëmbyeshëm. Kur shiu pushoi, një acar i fortë mbuloi të gjithë peizazhin dhe kur ushtarët u zgjuan e gjetën veten të zhytur në dëborë: një Krishtlindje e bardhë e vërtetë.

Pas armëpushimit, lufta rifilloi, por ushtarët refuzuan të qëllonin armikun me të cilin ishin vëllazëruar dhe si ndëshkim ata u dërguan në frontin e Verdunit, ndërsa gjermanët në frontin lindor.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button