Lajme

Kriza në PD, Yuri Kim dhe ambasadorë të tjerë në zyrën e Bashës

Një ditë pas kaosit në selinë e Partisë Demokratike, ku dy palë pretendojnë drejtimin e partisë, të martën pritet në aty të shkojnë disa ambasadorë të huaj. Sipas asaj që A2 CNN ka mësuar, ambasadorët do të takohen me Lulzim Bashën dhe nënkryetarët e PD.

Në seli mbërritën ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, asmbadori i BE, Luigi Soreca, si edhe ambasadori britanik, francez dhe ai italian.

Të hënën, komisioni i rithemelimit të PD i dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit zhvilloi mbledhjen e tij të parë në selinë e PD nën drejtimin e Sali Berishës. Paralelisht, në një sallë vetëm pak metra larg, Lulzim Basha po zhvillonte një tjetër mbledhje.

Lideri historik i demokrateve u bëri thirrje kryetarëve të degëve të bëhen gati për referendumin e 18 dhjetorit, ku do të ratifikohet vendimi i delegatëve në kuvend për shkarkimin e Bashës. Në kundërpërgjigje të aksionit të Sali Berishës për të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp akuzoi ish-kryetarin si komunist që kërkon të përsëris dhunën e vitit ‘97 me një skenar të ngjashëm si ai i 21 janarit 2011.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button