Lajme

Kroacia ofron 26 mijë euro për të filluar një biznes për qytetarët që kthehen nga vendet e BE-së

Kroatët që zgjedhin të kthehen nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe të fillojnë biznesin e tyre do të marrin grante deri në 26 mijë euro [200 mijë kuna] si pjesë e skemës së re “Unë zgjedh Kroacinë”, ka njoftuar kryeministri Andrej Plenkoviq.

Në shtatë vitet e fundit, rreth 350 mijë qytetarë, kryesisht të rinj dhe shumë prej tyre me fëmijë, u larguan nga Kroacia ndërsa tregu i punës në vendet e tjera të BE-së u hap për ta. Popullsia ka rënë në 3.8 milionë krahasuar me 4.5 milionë që ishte 30 vjet më parë.

Kjo është një skemë shërbimi për gjetjen e vendeve të punës, që inkurajon vetëpunësimin dhe parashikon një grant prej 6,700 euro për ata që kthehen nga vendet e tjera të BE-së për të filluar biznesin e tyre, si dhe grante për fillimin e një biznesi në zonat rurale.

Plenkoviq është shprehur se rivitalizimi demografik ishte tema kryesore për Kroacinë për shkak të plakjes së popullsisë së saj dhe tendencave negative demografike të 70 viteve të fundit.

Një skemë e ngjashme është parashikuar edhe për migrimin brenda Kroacisë, duke pasur parasysh trendin aktual të lëvizjes së njerëzve nga zonat rurale në ato urbane, ku ata shpesh jetojnë në njësi më të vogla banimi, si rezultat i të cilave priren të kenë më pak fëmijë.

“Kjo ofron një mundësi për ata që janë larguar së fundmi në ndonjë vend tjetër anëtar të BE-së, të gjejnë një motiv dhe të dëshirojnë të kthehen”, është shprehur Plenkoviq.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button