Lajme

Kroacia pjesë e pandarë e botës ilire

“Fuqitë e mëdha të Evropës së sotme e mbajnë Kroacinë jashtë kornizave të Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkaqe fetare, sepse shumica e banorëve të sotëm të këtij shteti i takojnë besimit të krishterë katolik.

Kroacia historikisht ka qenë pjesë e Gadishullit Ilirik dhe duhet të jetë pjesë e Ballkanit Perëndimor, bashkë me shtetet tjera të këtij rajoni (bashkësi shtetesh), Bosnjen, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë (Rrasinë) dhe Maqedoninë.
Historikisht, Kroacia ka qenë pjesë e Ilirisë dhe e tillë do të jetë edhe në të ardhmen, për shkaqe strategjike, politike, kulturore dhe ekonomike, në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përdersia Gadishulli i Ilirisë përbën nyjën kryesore ku kryqëzohen (ndeshen) interesat e fuqive të mëdha të botës.
Ndikimi i elementit sllav mbi banorët autoktonë të Kroacisë (në të gjitha krahinat e saj) i ka ndryshuar rrjedhat e historisë gjatë dy shekujve të fundit, nën ndikimin e Rusisë, duke ia imponuar kësaj popullsie kulturën, gjuhën dhe elemente të tjera, deri në asimilimin e një pjese të tyre në botën sllave (sllavët e jugut, siç i njeh historiografia e sotme).
Sidoqoftë, kujtesa histrike e këtyre banorëve nuk është shuar asnjëherë për të kaluarën e tyre të lashtë dhe lavdinë e paraardhësve të tyre ilirë. Këtë e dëshmon edhe përmbajtja e stemës së shtetit të sotëm të Kroacisë (të miratuar më 21 dhjetor 1990), në të cilën janë ruajtur elementet e traditës së hershme të shtetit të Kroacisë, përmes stemave të shteteve të lashta ilire, të cilat kanë ekzistuar në territorin e shtetit të sotëm të Kroacisë, siç janë stemat e lashta të Histrisë (Istria), Dalmacisë, Dubrovnikut, Sllavonisë (Syrmisë) dhe të Kroacisë Qendrore (të lashtë) me simbole autoktone Ilire.
Për ata që dyshojnë, në mos përmes këtij projekti të madh politik, ekonomik dhe strategjik po rikthehet një Jugosllavi e tretë, përgjigjja është tepër e qartë dhe e thjeshtë: përderisa ky rajon ka qenë sferë e interesave të Rusisë, ka mundur të jetë Jugosllavi (Sllavi dhe Rusi), por nën influencën e botës Perëndimore, të SHBA-ve, ky rajon do të jetë përgjithmonë siç ka qenë në të kaluarën e tij mijëvjeçare, ILIRI”.
Abdulla Mehmeti, Akademik

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button