Lajme

Kryediplomati Selakovic thotë se gjeti mirëkuptim nga SHBA për qëndrimin e Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic, u takua me zëvendës asistent sekretarin e shtetit të SHBA’së, Gabriel Escobar, të cilin e falënderoi për mbështetjen e nismës Open Balkans nga SHBA, transmeton Gazeta Metro.

“Gjatë diskutimit me zëvendës asistent sekretarin e Gabriel Esobar, ministri i jashtëm Selakovic falënderoi ata për mbështetjen e nismës Open Balkans dhe për mirëkuptimin e qëndrimit tonë në dialogun Beograd-Prishtinë; pikëpamjet për gjendjen në rajonin Ballkanit Perëndimor u shkëmbyen, u diskutua dhe partneriteti 140 vjeç Serbi SHBA” shkruhej në postimin në konton zyrtare të ministrisë së jashtme serbe në Twitter.

Ministria e jashtme serbe ka njoftuar po ashtu se shefi i diplomacisë Selakovic ka takuar edhe me ministren e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në përpjekje për të rifreskuar lidhjet mes tyre, dhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Prishtinës.

Emisari amerikan Gabriels Escobar ka mbështetur nismën Open Balkans siç e kanë bërë edhe zyrtarë të lartë të BE’së që e kanë vlerësuar se nuk është pengesë për procesin e integrimit.

Serbia ishtë në shënjestër të sanksioneve të SHBA’së që kanë futur në listë të zezë zyrtarë dhe biznesmenë serbë të njohur si anëtarë të partisë Lista Serbe, të afërt me pushtetin e Vucic.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button