Lajme

Kryeministri grek e siguron Vuçiqin se nuk ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës, por i kërkon normalizim të marrëdhënieve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sonte se ka pasur një bisedë shumë të mirë dhe të hapur me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ka kërkuar që ai të vazhdojë politikën e Greqisë për të mbështetur integritetin territorial të Serbisë.

“I kërkova Greqisë që të vazhdojë politikën e saj për të mbështetur integritetin territorial të Serbisë, ashtu siç Serbia do të mbështesë gjithmonë integritetin territorial të Greqisë, si në tokë ashtu edhe në det, në përputhje me standardet publike ndërkombëtare. Kjo ka qenë dhe do të jetë politika e Serbisë në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Në anën tjetër, Mitsotakis i cili po viziton Beogradin, tha se Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën, por që ajo mbështet dialogun.

“Sa i përket Kosovës dhe dialogut, dua të jem i qartë, qëndrimi i vendit tim nuk ndryshon. Por ne duam të shohim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë ne mbështesim dialogun, si dhe përpjekjet e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Ne duam që të realizohet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të ishte në interes të të dyja palëve dhe që do të krijonte një atmosferë më të favorshme për bashkëpunim në Gadishullin Ballkanik”, tha ai në një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button