Lajme

Kryeministri Kurti e feston fitoren e Kosovës ndaj Danimarkës bashkë me basketbollistët

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e shikoi nga afër fitoren e parë të Kombëtares së Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian të Basketbollit 2025 dhe pozoi me basketbollistët dardanë pas ndeshjes.

Kosova e mposhti 78:73 Danimarkën të dielën, në ndeshjen e dytë të grupit C kualifikues për FIBA Eurobasket 2025, raporton Gazeta Express.

Me kryeministrin Kurti të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës ishte më e mirë se ajo daneze në çdo çerek në parket, përveç të katërtit.

Kjo është hera e parë që shefi i vendit është parë në një ndeshje të Kombëtares së Kosovës në basketboll por jo hera e parë në përkrahje të Kosovës në sport.

Në të kaluarën Kurti është parë edhe në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Basketbollistët dardanë e kishin lojën nën kontroll tërë kohën, duke i fituar tre çereket e para me epërsi të konsiderueshme (18-17, 20-16 dhe 22-13), megjithatë rrezikuan në çerekun e fundit pasi pësuan 18-27.

Kosova, që e kishte humbur ndeshjen hapëse në grup kundër Norvegjisë, tani i prin Grupit C me 3 pikë nga dy ndeshje.

Norvegjia është e dyta me dy pikë nga një ndeshje dhe Danimarka e fundit me një pikë nga një ndeshje.

Dardan Berisha shkëlqeu te Kosova me 16 pikë dhe tri kërcime.

Të vizitorët më i miri ishte Mortensen me 24 pikë dhe 6 kërcime.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës për këtë vit dhe nuk do të dalë në parket më deri më 27 shkurt 2022 kur do të përballet me Norvegjinë në Prishtinë.

Fituesi i grupit kalon direkt në rundin e dytë kualifikuese, ndërsa vendi i dytë në play-off

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button